Mbajtja nën kontroll dhe ulja e kolesterolit kërkon që të mbani një dietë të ekuilibruar dhe të hiqni dorë nga zakonet e këqija si duhani, alkooli etj. Kolesteroli është një lloj yndyre, i njohur gjithashtu si një lipoid që gjendet në trup dhe është i nevojshëm për të kryer funksionet vitale. Ai është i pranishëm në tru, mëlçi, sistemin nervor, gjak etj. Kjo është arsyeja pse ekspertët rekomandojnë shmangien e konsumit të produkteve shtazore, në qoftë se një person është diagnostikuar me kolesterol të lartë.
Kontrolloni ushqimin: siç u përmend edhe më lart, ushqimi që konsumoni luan një rol shumë të rëndëshishëm në parandalimin dhe kontrollin e kolesterolit të lartë. Një dietë e shëndetshme mund të ndihmojë në eliminimin e kolesterolit të keq. Këtu do t’ju paraqesim disa nga ushqimet që ndihmojnë në kontrollin e kolesterolit:
Fibrat: konsumi i fibrave bimore është thelbësor për kontrollin e kolesterolit sepse lidhen me yndyrnat dhe ndihmojnë që t’i heqin ato nga trupi. Fibrat më të mira janë të pranishme tek fasulja, tërshëra, elbi, molla, orizi ngjyrë kafe etj.
Peshku: ekspertët rekomandojnë të hahet peshk të paktën 2 herë në javë sepse është i pasur me acide yndyrore omega 3 dhe ndihmon në reduktimin e kolesterolit të keq. Salmoni, toni, skumbri, sardelet, harenga dhe trofta janë veçanërisht të rekomanduara.
Vaj ulliri: mos përdorni yndyrna të tjera nëse vuani nga kolesteroli i lartë, ju duhet të konsumoni vaj ulliri ekstra të virgjër.
Soja: nëse hani ose pini produkte të sojës çdo ditë, kolesteroli juaj do të ulet me 10%.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


