Duart e ftohta: shkaqet që duhet të dini

duar te ftohtaNëse në shumicën e kohës ju qëndrojnë duart e ftohta kjo do të thotë se keni qarkullim gjaku të dobët. Nëse duart ju marrin ngjyrë të bardhë dhe bëhen si “akull” atëherë duhet të dini shkaktarët që krijojnë këtë gjendje. Ja disa shkaqe që mund të shkaktojnë ftohtësinë tek gishtërinjtë:

Hipotiroizmi: ky është një çekulibër në gjëndrën tiroide që shkakton ngadalësim të metabolizmit dhe hormonet sekretohen në nivele më të ulëta se normalja. Njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje i kanë thuajse gjithmonë duart dhe këmbët të ftohta. Nëse e keni vënë re disa herë këtë ndryshim tek duart tuaja, atëherë duhet të konsultoheni me një mjek.

Sindromi Raynaud: emri mund t’ju trembë pak, por nuk është një gjendje e rëndë, megjithëse është e çuditshme. Kjo sindromë ndikon në enët e vogla të gjakut në gishtërinjtë e duarve dhe këmbëve. Ajo çfarë ndodh në këto raste është se ngushtohen enët e gjakut dhe temperatura bie shpejt. Në shumë raste kjo sindromë jep ndjesi “çpimi gjilpërash”.

Anemi: duart e ftohta janë një simptomë që kanë edhe njerëzit që vuajnë nga anemia. Ata ndihen të lodhur, ju bien flokët dhe shpesh kanë gjendje të fikti gjithashtu.

Probleme me qarkullimin e gjakut: kjo është një nga arsyet më thelbësore që shkakton ftohje të gishtërinjve. Në këto raste ju duhet t’i bëni masazh të fortë e të shpejtë dorës, në mënyrë që qarkullimi t’i kthehet normalitetit.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë