Histori njerëzore: Ja si konsumimi i çajit jeshil shkaktoi hepatit

Ky është rasti i një vajze 16-vjeçare, e cila u diagnostikua me hepatit pasi kishte pirë 3 gota çaj jeshil në ditë, për 3 muaj, në caj jeshilpërpjekje për të rënë në peshë. Megjithëse çaji jeshil njihet për vetitë e dobishme të tij, mjekët kanë paralajmëruar për rreziqet e fshehta të tij nëse konsumohet në mënyrë të tepruar. Kjo vajzë u diagnostikua me hepatit akut pas përdorimit të shumtë të këtij çaji.

16-vjeçarja u shpreh se fillimisht kishte marramendje, të vjella, dhimbje stomaku etj. Pas ekzaminimeve të para u dyshua për ndonjë infeksion të traktit urinar dhe për këtë filloi të kurohej me antibiotikë. Dy ditë më vonë simptomat e saj u përkeqësuan dhe dhimbjet u bënë edhe më të forta. Pas kësaj, ajo filloi të vuante nga verdhëza dhe lëkura filloi t’i zbehej e sytë t’i bëheshin më të verdhë.

Vajza kishte porositur çaj jeshil kinez në internet me dëshirën për t’u dobësuar. Pas ndërprerjes së çajit dhe kujdesit mjekësor, vajza u bë më mirë.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës