Deda: Lëvroni fondet për Kristi Mazen, Beqaj: Nuk është çështje lekësh. Kafshë!

Denisa Canameti. gazeta “Shëndet+”

Është i njohur tanimë edhe në media rasti i vogëlushit Kristi Maze, i cili është në gjendje të rëndë për jetën. Kjo temë ka shkaktuar sot debate të fuqishme në seancën e Parlamentit. Ka qenë deputetja e Partisë Demokratike, Albina Deda, e cila ka akuzuar ashpër ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, se ka penguar transplantin dhe se nuk ka reaguar në asnjë moment për rastin në fjalë.

Ilir beqaj“Mos bëni propagandë, jeni i pamëshirshëm. Lëvroni fondet për Kristi Mazen, dhe kërkoni që rasti i tij të regjistrohet në ndonjë nga spitalet e huaja. Nëse futet në listën e pritjes, atëherë edhe mundësia për kurim do të gjendet më shpejt. Ju jeni ministri i hajdutërisë, nuk duhet të jeni në këtë Kuvend, ndaj jep dorëheqjen” u shpreh deputetja.

Beqaj nga ana e tij është shprehur se ministria është marrë me këtë çeshtje që nga nëntori i kaluar. “Kurseni skenat e filantropisë, se PD-ja është bërë për të ardhur keq. Vazhdojmë të kontaktojmë edhe me Kroacinë, edhe me Italinë.

Nuk është çështje parash. Rasti nuk zgjidhet me trasplant të pjesshëm. Ende nuk ka një mundësi që të jetë gjendur një organ, cila është klinika që mund ta marrë përsipër dhe sa do të kushtojë”, tha ministri Beqaj.

Pas kësaj replike, ministri Beqaj është rikthyer në vendin e tij ndërkohë deputetja Deda ka vazhduar akuzat. Në një atmosferë të tillë, pa mikrofon, mësohet se ministri i është drejtuar deputetes me fjalë fyese, duke i thënë “kafshë”.

Deputetja e fyer ka kërkuar ndërprerjen e seancës si ndëshkim për fjalorin e turpshëm të ministrit. Pas kësaj ka reaguar ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli e cila ka përmendur ligjin mbi të cilin funksionon kuvendi.

“Byroja të përjashtojë deputetin që ka fyer deputeten. Rregullorja kërkon që të ndërpritet seanca të thirret byroja dhe të merret vendimi që përjashton deputetin që fyen një zonjë në Kuvend”, tha Topalli.

Pas kësaj nënkryetari i Kuvendit, Edmond Spaho, ndërpreu seancën disa minuta. Ndërkohë gjatë zhvillimit të seancës familjarët e Kristit kanë qenë në protesta para Kuvendit.

Postime të ngjashme

Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt