Marijuana ndihmon në humbjen e peshës? Ja çfarë thonë shkencetarët

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

marijuhanaNjë studim i titulluar “Efekti i Marijuanës në peshën e trupit” u publikua më 25 nëntor 2015 në revistën “Health Economics”. Titulli i studimit përkon me qëllimin e studimit, i cili është i përqendruar në reduktimin e peshës trupore dhe luftimin e obezitetit tek përdoruesit e marihuanës për arsye mjekësore, në shtetet ku është legalizuar.

Në këtë studim epidemiologjik janë përdorur të dhëna personale të përdoruesve të marihuanës të grumbulluara për 20 vjet. Autori kryesor i studimit Joseph Stabia, thotë se fokusi i tyre ishte humbja e peshës tek individët, si dhe përmirësimi i gjendjes të përgjithshme shëndetësore.

Për individë të rinj gjejmë disa dëshmi që përdorimi i marijuanës për arsye mjekësore, mund të ulë kaloritë, duke rezultuar në peshë më të ulët trupore. Për individët më të vjetër në moshë janë gjetur disa dëshmi se përdorimi i marihuanës mund të rezultojë në trajtimin efektiv të një sërë sëmundjesh si dhe uljen e peshës trupore.”

Megjithatë, duhet të kryen të tjera “studime shtesë”, në mënyrë që këto rezultate të bëhen më bindëse.

Kujdes! Përdorimi mjekësor i marihuanës nuk nënkupton pirjen e hashashit!

Burimi: http://www.fhfn.org/

Postime të ngjashme

3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
8 mënyra të thjeshta për të shmangur sëmundjet
Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë