Si mund të minimizojmë sëmundjet e enëve të gjakut të trurit?

truriPërgjigjja nga doktori Agron Islamaj:

E rëndësishme është shmangia e faktorëve që çojnë në këto sëmundje, si: qëndrimi ulur për një kohë të gjatë apo jeta sedentare, mbipesha, përdorimi i duhanit, përdorimi i alkoolit,  përdorimi i ushqimeve të  tepërta etj.

Duhet të shmangim ndryshimet e mëdha të temperaturës nga të ftohtët në të nxehtë dhe anasjelltas, sepse edhe këto ndikojmë, madje ne e kemi vënë re gjatë studimeve të ndryshme dhe rasteve praktike që këto sëmundje ndodhin kur ka diferenca të mëdha temperature, sidomos zëniet e enëve të gjakut të trurit, ndërsa përsa i përket hemorragjive apo gjakderdhjeve, ato vijnë si rezultat i ngrënieve të tepërta, sepse kjo shoqërohet me rritje të tensionit ose me çrregullim të ritmeve të zemrës.

Ajo çka këshillohet është rritja e aktivitetit fizik, marrja me sport, ecje në natyrë, në ajër të pastër, shmangia sa të jetë e mundur e streseve etj.

Postime të ngjashme

Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet
hipertensioni
Nga hipertensioni te diabeti, sëmundjet që mund të shkaktojë obeziteti
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë