Tritan Kalo, infeksionist pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”
Gruaja, nënë ose jo, bart në vetvete vijimësinë e jetës. Instikti i saj mëmësor e bën më shumë të vëmendshme dhe më shumë të kujdesshme në hapat që hedh në jetë. Ky konceptim imi i gruas=nënë, bazohet edhe te fakti pse gratë në përgjithësi ecurojnë me shumë sukses edhe në fushën e biznesit. Ato maten shumë herë para se të hedhin hapin e tyre në këtë fushë, dhe kur hyjnë në këtë udhë, kërkojnë me çdo ngulm si një nënë e mirë, të rrisin fëmijë sa më të shëndetshëm. Ky është kyçi i suksesit të tyre.


