Fotoja e Mark Zuckerberg me të bijën nxit debatin për vaksinat

Fotoja e Mark Zuckerberg me të bijën duke bërë vaksinën është bërë shkak i debateve në internet. Shefi ekzekutiv i Facebook postoi një foto me të bijën e tij, Max, në një qendër shëndetësore në Palo Alto, ku shkruante: Vizitë tek doktori – koha për vaksina!

mark zuckerberg me te bijenPostimi i fotos ka rindezur një debat në Shtetet e Bashkuara në lidhje me çështjen nëse vaksinat e fëmijërisë janë të rrezikshme. Më shumë se 3 milionë ndjekës e pëlqyen postimin dhe u shkruan më shumë se 70 mijë komente në vetëm 48 orë pasi u postua fotoja. Disa e mbështetën Markun, ndërsa të tjerë e kundërshtuan.

“Vaksina është helm për njerëzit. Ajo vret më shumë njerëz se sa shpëton. Shpresoj që njerëzit të mos e marrin këtë si shembull,” komentoi një përdoruese e “Facebook”.

Një tjetër përdorues komentoi: “Faleminderit që mbështesni vaksinimin, një nga arritjet më të rëndësishme të kujdesit mjekësor në historinë e njerëzimit, që ka shpëtuar qindra miliona jetë njerëzish.

Komenti më i pëlqyer me gati 40 mijë klikime, thotë:  “Si person me autizëm, me një djalë me autizëm, si dikush që vazhdimisht shikon njerëzit e mirë të vënë fëmijët e tyre në rrezik serioz për shkak të frikave të vjetra e mashtruese të vaksinave dhe autizmit… ju falënderoj që jeni i ndjeshëm. Falemnderit që bëni atë që është e drejtë dhe që u tregoni të tjerëve se kjo gjithashtu është gjëja e drejtë të bësh”.

Nisur nga këto debate, Zuckerberg rikujtoi një postim të vitit të kaluar – “Shkenca është krejtësisht e qartë: vaksinimet funksionojnë dhe janë të rëndësishëm për shëndetin e gjithkujt në komunitetin tonë”.

Shqipëroi për “Shëndet+”: Blertina Koka

Postime të ngjashme

37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSHMS: Do të hetohet i gjithë procesi i kujdesit shëndetësor
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat
Po transportohej drejt Tiranës, humb jetën gruaja shtatzënë! Detajet e para
Rritet me 28% fondi për barnat e rimbursueshme, lista zgjerohet me 20 ilaçe në 2027
Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri
Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
VIDEO/ Çfarë është prediabeti?