Prof.dr. Polikron Çelo, pediatër
Dëgjoj çdo ditë pretendime të burrave për gratë: “Nuk e di pse sëmuret kaq shpesh fëmija. Gjithë ditën
vetëm me atë fëmijë ka për t’u marrë. S’ka punë tjetër. Punë shtëpie dhe fëmijën”. Në këto raste iu kam ofruar burrave një kompromis: “Vihuni vetëm një herë në vendin e gruas. Vetëm një ditë merrni përsipër të lani, shpëlani, gatuani apo të kujdeseni për fëmijën”.
Jam i sigurt që ata nuk do të duronin asnjë ditë. Jepini një burri një bebe që të kujdeset për të një ditë të vetme. Atëherë ai do të kuptojë rëndësinë e jashtëzakonshme të gruas së tij”.



