Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Sipas një studimi të bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u vunë re se shumë njerëz, sidomos adoleshentë kishin një problem të përbashkët. Ky problem kishte të bënte me deformime të gishtit të vogël të dorës. Në bazë të konsultimeve të bëra, shkak i këtij fenomeni mendohet të ishte përdorimi i shumtë i telefonit celular. Hulumtuesit sugjeruan që të shmangni përdorimin e tepërt të tij sepse muskujt e dorës lodhen dhe pjesa kockore e gishtërinjve mund të deformohet./ Burimi: beextrahealthynow.com


