Pse dallimet gjenetike mund të shkaktojnë komplikime vaskulare!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

 harcvard studimInfeksionet të tilla si gripi apo viruse bakteriale vrasin miliona njerëz çdo vit, shpesh si rezultat i komplikimeve të rrezikshme që dëmtojnë enët e gjakut në trup. Por arsyet pse disa pacientë përjetojnë këto reagime dramatike ndaj infeksioneve dhe të tjerët nuk i përjetojnë kanë qenë të paqarta për një kohë të gjatë.

Një ekip hulumtuesish të udhëhequr nga studiuesit në shkollën mjekësore në Harvard dhe Qendra për Hulumtime Vaskulare Biologjike në Beth Israel , kanë treguar se ndryshimet në gjenin Tie2, e cila ndodhet në sipërfaqen e brendshme të enëve të gjakut,  luajnë një rol të rëndësishëm në reagimet e pacientit.

Gjetjet e reja, të cilat shfaqen tek faqja e Procedurës së Akademisë Kombëtare të Shkencave, tregojnë se nivelet e ngushtuara Tie2 janë të lidhura me përgjigjet potencialisht shkatërruese ndaj infeksioneve, ndërsa nivelet e larta Tie2 sigurojnë mbrojtje. Ky zbulim i ri sugjeron se Tie2 mund të jetë një objektiv i rëndësishëm për të ndihmuar klinicistët më shpejt të përcaktojnë se cilët pacientë janë në rrezik më të lartë të zhvillimit të këtyre komplikime vaskulare të rrezikshme për jetën pas sëmundjeve infektive.

Burimi: hms.harvard.edu/http://shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera