Kujdes! Kimikatet tek biberonët dhe prezervativët mund të shkaktojnë kancer

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Kimikatet që gjenden tek disa objekte shtëpiake, si dorezat prej llastiku, prezervativët apo tek biberoni i fëmijëve, mund të shkaktojnë kancer, paralajmërojnë ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.biberon

Sipas ekspertëve të shëndetësisë, përbërësi kimik MBT (emri i plotë është 2-mercaptobenzothiazole), i cili përdoret në fabrikën e gomës, duhet të futet në “listën e shkaktarëve të kancerit”.

Në konventën e mjekëve, që u zhvillua në Lion të Francës, 24 ekspertë nga 8 shtete dolën në përfundimin se substancat që gjenden tek këto objekte janë po aq të rrezikshme sa mishi i kuq, duhani dhe shkaktarë të tjerë të kancerit.

Listës së produkteve që përmbajnë këtë substancë i shtohen edhe gomat e makinës, dysheku me ajër, rripat elastikë, kapelat që përdoren gjatë notit etj.

Studiuesit kanë zbuluar se këto kimikate shkaktojnë kancer të fshikëzës, zorrës dhe një lloj të veçantë të kancerit të gjakut.

Burimi: The Telegraph / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit