Studim: Brokoli na mbron nga kanceri i mëlçisë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Brokoli është shtuar në listën e “super ushqimeve”, pasi një studim i ri tregoi se ai mund të na mbrojë nga kanceri i mëlçisë. Kjo perime ka filluar të përdoret shumë këto kohët e fundit, pasi studime të ndryshme kanë treguar se konsumimi i saj tre deri në pesë herë në javë ul rrezikun për t’u prekur nga lloje të ndryshme kanceri, si ai i gjirit, prostatës dhe kancerit të zorrës së trashë.brokoli Tani, një studim i ri ka vërtetuar se brokoli mund të na ndihmojë edhe nga kanceri i mëlçisë.

Shkencëtarët vendosën t’i kushtojnë një studim lidhjes mes brokolit dhe kancerit të mëlçisë për shkak të rritjes së numrit të njerëzve obezë. Obeziteti rrit rrezikun për t’u prekur nga kanceri i mëlçisë, sidomos tek meshkujt. Ata jenë pesë herë më të rrezikuar të preken nga kanceri i mëlçisë nëse janë obezë.

Studiuesit bënë një eksperiment tek minjtë për të parë nëse “dieta perëndimore” e pasur me sheqerna dhe yndyra shkaktonte kancer të mëlçisë tek minjtë. Më pas ata i ushqyen minjtë me brokoli. Nga analizat e kryera, studiuesit dolën në përfundimin se brokoli i mbron njerëzit nga kanceri i mëlçisë edhe nëse ata janë obezë apo konsumojnë ushqime të pashëndetshme.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera