Pyet mjekun: Vajza ka shumë qime edhe në fytyrë e në gushë

Pyetje e ardhur në info@shendeti.com.al/FB: Gazeta Shendeti

Përshëndetje! Duke ju falënderuar për publikimet tuaja, ju lutem të më ndihmoni me sugjerimet tuaja për një shqetësim në lidhje me vajzën time. Ajo në qershor mbush 19 vjeç. Qysh rreth moshës 14 vjeç dukej që trupi i saj kishte qime më shumë se normalisht dhe me rekomandim të një mjekeje depilimi1dermatologe, u depilua në qendrat e estetikës. Problemi që më shqetëson është se këtë muaj i janë shtuar qimet por në fytyrë në pjesën e favoriteve deri tek fundi i veshit dhe në pjesën e gushës. Ajo që dua të di është nëse ky është një problem hormonal dhe a ka ndikim anësor nëse bëjmë një trajtim me rreze lazer për t’i eliminuar. Dhe ajo që dua më shumë është se me cilin specialist mjek (dermatolog apo ndonjë tjetër) duhet të konsultohem. Besoj dhe shpresoj në përgjigjen tuaj. 

Përgjigjet për gazetën “Shëndet+”  mjekja dermatologe Blerta Gjoni

Fillimisht duhet të konsultoheni me mjekun specialist endokrinolog, i cili jep edhe ekzaminimet hormonale, për të parë nëse bëhet fjalë për probleme hormonale. Më pas, nëse rezulton pa probleme hormonale, atëherë duhet të paraqiteni te dermatologu për të minimizuar efektin estetik.

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë