Ja si të përmirësoni tretjen: shmangni këto zakone

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

A keni dëgjuar ndonjëherë për komën e ushqimit?! Kjo është ndjenja e përgjumjes dhe lodhjes që merrni pas konsumimit të një vakti të rëndë. Njerëzit që i kaplon kjo gjendje janë zakonisht ata që konsumojnë  shpesh vakte të rënda e ushqime kalorike. Nëse hani shëndetshëm dhe me moderim, ju do të keni ndryshime të dukshme në shprehinë e të ngrënit.

Ja disa nga zakonet që ju ngadalësojnë tretjen:

tretjePirja e ujit të ftohtë akull: ky zakon është i keq ndërsa jeni duke ngrënë. Uji i ftohtë kontrakton enët e gjakut, ngadalëson tretjen dhe parandalon thithjen e përbërësve të duhur në trup. Nëse doni të nxisni metabolizmin dhe stimuloni tretjen, konsumoni ujë të ngrohtë ose çaj jeshil.

Kombinimi i niseshtesë me proteina: mishi me patate, panine me ushqime të skuqura dhe kombinime të tjera të ngjashme , nëse konsumohen rregullisht mund të shkaktojnë urth dhe aciditet në stomak sepse proteinat kërkojnë një kohë të gjatë për t’u tretur ndërsa niseshteja jo. Kur këto produkte konsumohen në të njëjtën kohë, ato përzihen në stomak dhe mund të shkaktojnë fryrje. Kombinimi i niseshtesë me perime do të ishte një zgjedhje e mirë.

Konsumimi i tepërt i ujit: uji është i dobishëm për shëndetin, por ashtu si çdo gjë tjetër ai duhet të konsumohet me moderim. Nëse konsumoni gjumë ujë atëherë do të keni probleme me tretjen. Kjo për shkakun se stomaku sekreton acid klorhidrik dhe konsumimi i tepërt i ujit mund të shkaktojë hollim të këtij acidi dhe për pasojë do të keni probleme me tretjen. Kjo është arsyeja pse dietologët rekomandojnë konsumimin e ujit rreth 1 orë para dhe pas vaktit.

http://www.healthyfoodteam.com/improve-digestion-avoiding-3-habits-meal/

Postime të ngjashme

Protesta/ Qytetari denoncon sistemin shëndetësor:Gjatë ndërhyrjes për tumor, spitali mbeti pa kondicionim
E rëndë/ Foshnja humb jetën rrugës për spital, procedohen penalisht dy mjekë pediatër
Mente: 7 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Lajm i mirë për pacientët me Sklerozë Multiple! NHS sjell për herë të parë ilaçin që përmirëson lëvizshmërinë
Çaji i zi apo ai jeshil: Cili ndihmon më shumë në humbjen e peshës?
Ky është shteti i parë në BE që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët
Pse këmbët fryhen më shumë gjatë verës?
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme