Kjo pije ul rrezikun për zhvillimin e kancerit të prostatës

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Kanceri i prostatës është një sëmundje e cila kohët e fundit është shtuar me ritme të shpejta në vendin tonë. Por, pavarësisht këtij fakti shqetësues, informimi mbi mundësitë e parandalimit të kësaj sëmundje tek meshkujt shqiptarë është ende në nivele të ulëta, çka po ndikon në shtimin e pacientëve që identifikohen të prekur nga kanceri i prostatës.kafe

Një studim i ri ka zbuluar se konsumimi i kafes mund të ulë rrezikun për zhvillimin e kancerit të prostatës. Studimi i kryer tek më shumë se 550 mijë meshkuj në të gjithë botën tregoi  se rreziku për zhvillimi e kësaj sëmundjeje ulet me 2.5% për çdo dy filxhanë kafe shtesë në ditë.

Kërkuesit shkencorë tek Universiteti Spitalor Tongji në Shangai analizuan rezultatet e 13 studimeve që kanë janë marrë me këtë rast, dhe arrtën në përfundimin se konsumuesit e kafes ishin 24% më pak të rrezikuar të vdisnin nga kjo sëmundje nëse diagnistifikoheshin herët me të.

Kafja përmban disa substance që mendohet të kenë efekte antioksiduese dhe anti-inflamatore, si cafestol dhe kahweol, të cilat parandalojnë rritjen e qelizave kancerogjene.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Diabeti dhe humbja e peshës: Gabimet më të zakonshme që duhen shmangur
A të çon mbipesha automatikisht në diabet? Flet endokrinologia Bariola Duro
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat
Po transportohej drejt Tiranës, humb jetën gruaja shtatzënë! Detajet e para