Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Anemia është një gjendje në të cilën qelizat e shëndetshme të kuqe të gjakut që kryejnë furnizimin e trupit me oksigjen nuk janë të mjaftueshme në indet e trupit. Ka shumë forma të anemisë të cilat kanë shkaqet e tyre specifike. Anemia mund të shfaqet në një periudhë kohore afatshkurtër ose afatgjatë dhe simptomat e saj ndryshojnë në varësi të gjendjes që ndodheni. Nëse jeni anemik duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun për të marrë mjekimin e duhur, pasi nëse nuk trajtohet, kjo gjendje mund të shkaktojë probleme të rënda shëndetësore.
Simptomat e anemisë janë:
Lodhje kronike- Dobësi
- Lëkurë e zbehtë ose e verdhë
- Rrahje zemre të parregullta
- Marramedje
- Gulçim në stomak
- Dhimbje gjoksi
- Duar dhe këmbë të ftohta
- Dhimbje koke
Në fazat e para të anemisë këto simptoma janë të lehta dhe mund të kalojnë pa u vënë re, por me përkeqësimin e gjendjes përkeqësohen dhe simptomat. Në rastet e anemisë, mungesa e vitaminës B-12 dhe hekurit janë të zakonshme.
Shkaqet që çojnë në anemi janë:
- Trupi nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut.
- Gjakderdhjet e ndryshme mund të bëjnë humbjen e qelizave të kuqe të gjakut më shpejt se zëvendësimin e tyre.
- Kur vetë trupi shkatërron qelizat e kuqe të gjakut.
Burimi: Majo Clinic
Ja disa postime të tjera të mëparshme në lidhje me aneminë dhe metodat natyrale për ta kuruar atë:
https://shendeti.com.al/jeni-anemik-ja-si-te-trajtoheni-me-produkte-natyrale/
https://shendeti.com.al/anemia-menute-perfekte-per-ta-luftuar/
https://shendeti.com.al/anemia-ushqimet-kur-vuajme-nga-mungesa-e-hekurit/
https://shendeti.com.al/anema-te-grate-shtatzena-si-ta-parandalojme/


