Libreza e shëndetit skadon më 30 prill, FSDKSH apel qytetarëve të aplikojnë për kartën e shëndetit

Blertina Koka / Shëndet+

karta 7

Afati i vlefshmërisë së librezave të shëndetit do të jetë deri më 30 prill 2016, dhe pas kësaj date çdo individ do të përfitojë vizita falas dhe do të përfshihet në sistemin mjekësor vetëm me kartë shëndeti. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor u bën apel të gjithë qytetarëve të aplikojnë për kartën e shëndetit që të përfitojnë nga shërbimet shëndetësore.

FSDKSH bën me dije se pas datës 30 prill në të gjitha institucionet shëndetësore në vend nuk do të shërbehet për qytetarët e pa pajisur me kartë shëndetit. Qytetarët duhet të paraqiten në sportelet e FDSKSH-ës ose të aplikojnë përmes portalit www.ealbania.al për t’u pajisur me këtë dokument.

Prej 15 shkurtit ka nisur shpërndarja online e Kartës së Shëndetit, ku qytetarët mund të aplikojnë vetëm me dokumentin e identifikimin. Sipas FSDKSH-ës, falë aplikimit në portalin www.ealbania.al janë lëshuar online 6 955 karta shëndeti, ndërkohë që në total janë lëshuar 1 232 424 karta shëndeti.

Lexoni hapat për aplikimin dhe marrjen e kartës së shëndetit nga interneti.

Postime të ngjashme

Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus