Bark të sheshtë? Ja frutat që duhet të konsumoni

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Dieta është një nga faktorët më të rëndësishëm që duhet të merrni në konsideratë nëse doni të dobësoheni. Konsumoni sa më shumë fruta për të humbur perimetrin e belit dhe për të rënë në peshë sa më shpejt. Ata përmbajnë shumë pak kalori dhe janë të pasura me lëndë të tjera ushqyese shumë të rëndësishme për trupin. Frutat ju japin  gjithashtu ndjesinë e ngopje, kështu nuk konsumoni ushqime të pashëndetshme. Ja cilët janë disa nga frutat që duhet t’i shtoni në dietën ushqime për të mbajtur trupin në formë.fruta

Avokado – është e pasur me acide yndyrore omega 9, që janë të shëndetshëm për trupin. Ky frut ndihmon trupin të konvertojë yndyrën në energji, duke rritur kështu metabolizmin. Ai kontrollon gjithashtu oreksin duke ju dhënë ndjesinë e ngopjes.

Grejpfrut – Sasia e lartë e ujit tek ky frut ndihmon për pastrimin e sistemit dhe ju mban të hidratuar. Grejpfruti përmban gjithashtu enzima që djegin yndyrën, prandaj cilësohet si super ushqimi për të rënë në peshë. Konsumojeni atë çdo ditë për t’u dobësuar.

Molla Një mollë në ditë mban kilet e tepërta larg. Ky frut është i pasur me përbërës jo të tretshëm, si fibër dhe polifenolët, të cilët nxisin rritjen e baktereve të mira në trup, duke ndihmuar kështu në humbjen e peshës. Mollët janë gjithashtu të pasur me vitaminën C, antioksidues dhe minerale që ju japin energji dhe ndihmojnë për të humbur perimetrin e belit.

Shega – Pjesë e frutave që ndihmojnë për të rënë në peshë është edhe shega. Ky frut përmban polifenolë që rrisin metabolizmin. Ai ndihmon gjithashtu për nxjerrjen nga trupi të toksinave.

Boronicat – janë një nga frutat më të mirë për djegien e yndyrës. Ato përmbajnë sasi të lartë të antioksiduesve, që ndihmojnë për rënien në peshë. Këto fruta përmbajnë gjithashtu lëndë të ndryshme ushqyese që rrisin metabolizmin dhe djegin kaloritë.

Burimi: Cure Joy / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen