PD: Beqaj spastrime politike në spitalet rajonale

Albana Vokshi

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi në një deklaratë për mediat ka akuzuar kryeministrin Rama dhe ministrin Beqaj se e kanë kthyer sektorin e shëndetësisë në armiqësi të plotë me qytetarët e vendit.

“Si arriti Edi Rama ta bëjë këtë? Edi Rama kësaj ia arriti me korrupsionin skandaloz të koncesioneve dhe tenderëve që i morën miqtë e tij. Me krizën e madhe të mungesës së medikamenteve e pajisjeve bazë, me largimet masive, arbitrare dhe të paligjshme nga puna. spastrimet me motiv politik në të gjitha spitalet rajonale dhe bashkiake të vendit koordinohen nga Ilir Beqaj, i mirënjohur si kampioni i korrupsionit në qeverinë Rama, Vala e re e shkarkimeve në disa raste vjen për herë të dytë, siç po ndodh në spitalin e Fierit.

Një jetë në shërbim, statusi social, eksperienca dhe performanca nuk kanë asnjë vlerë. Njerëzit hidhen në rrugë, hapen vende për militantët e partisë. Historia shokuese në spitalin rajonal të Gjirokastrës, ku infermierë dhe sanitarë pushoheshin me letër me vrimë, po përsëritet në të gjithë vendin edhe pas denoncimeve në media.

Ndërkohë që hidhen në rrugë nëna dhe kyefamiljare që mbajnë fëmijët me pagën e tyre, Beqaj mban militantët e punësuar rishtazi, pa arsim përkatës, pa eksperiencë e që paguhen edhe me të ardhurat dytësore të spitaleve. Në Kukës janë pushuar 32 punonjëse dhe janë punësuar 20 militante, në Shkodër 89 sanitare dhe personeli mbështetës në spitale me status kritik social, në Fier 20 punonjës, në Kukës 32, në Tropojë 30, në Vlorë 20, në Elbasan 80. Partia Demokratike i bën thirrje KLSH-së, prokurorisë, Avokatit të Popullit, institucioneve ndërkombëtare të hetojnë largimet dhe punësimet e paligjshme në spitalet rajonale dhe ato bashkiake”, tha Vokshi për mediat./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO