Mish i rrezikshëm, AKU bllokon thertoret

AKU ka bllokuar një sasi prej mbi 10 kuintalë mish gjatë një inspektimi të zhvilluar në një thertore në Vorë, pasi kishte kohë që ruhej aty në kushte të papërshtatshme dhe konsumimi i tij është i rrezikshëm. Në një deklaratë për mediat, AKU sqaron se u mor masa administrative gjobë prej 150 mijë lekë dhe bllokim të aktivitetit.mishi

Hetimi i zinxhirit të dyqaneve që furnizon kjo thertore do të nxjerrë në pah nëse kjo sasi  e produkteve të mishit mbahej për asgjësim apo jo.

“U evidentuan sasi të konsiderueshme mishi në gjendje jo të përshtatshme. Dëmtimi i tyre ishte shkaktuar për shkak të defekteve frigoriferike apo edhe gjatë transportit”, shprehet Isuf Shehu, drejtor i AKU.

Para disa ditësh gazeta “Shëndet+” denoncoi një rast të tregtimit të mishit nëpër trotuaret e Tiranës (lexo këtu). Të joshur nga oferta prej 350 lekësh të reja, kalimtarë të shumtë blejnë mishin duke rrezikuar kështu shëndetin e tyre. Edhe pse me ligj është e ndaluar therja dhe tregtimi i mishit në ambiente të hapura, rrugë kombëtare apo lokale, shitësit ambulantë vazhdojnë të tregtojnë produktet e tyre pa asnjë masë sigurie./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?