A shkaktojnë telefonat kancer në tru? Ja çfarë mendojnë shkencëtarët

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Një studim 30-vjeçar ka zbuluar se nuk ka asnjë lidhje mes pajisjeve mobile dhe kancerit të trurit. Shkencëtarët kanë zbuluar se nuk ka rritje të njerëzve të prekur me tumor gjatë 29 viteve të fundit, pavarësisht rritjes së numrit të përdoruesve të telefonave.telefon_kancer ne tru

Në Australi, ku është kryer edhe studimi, në vitin 1993 vetëm 9% e popullsisë kishin telefona, ndërsa tani janë 90%. Por, në të njëjtën periudhë, numri i njerëzve të grupmoshës 20-84 të prekur nga kanceri ka rënë ndjeshëm tek meshkujt dhe është afërsisht i njëjtë tek femrat.

Ka një rritje të konsiderueshme të tumoreve tek më të moshuarit, megjithatë kjo rritje ka nisur pesë vjet para se të përhapeshin telefonat në Australi.

Sipas prof. Simon Chapman, nga Universiteti i Sidneit, valët e telefonave nuk e dëmtojnë ADN-ën e njeriut dhe nuk shkaktojnë kancer.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?