Deputetja Spahiu: Debati i ministrit me gazetaren ishte i gabuar

Veprim i gabuar. Kështu u cilësua nga deputetja socialiste Klodiana Spahiu veprimi i ministrit të Shëndetësisë në Komisionin Parlamentar të Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, i cili nisi një debat me gazetaren e “Shëndet+”, Denisa Canameti.

Anëtarja e Komisionit, e kontaktuar në telefon nga gazeta “Shëndet+”, theksoi se incidenti ishte i paprecedentë dhe se nuk duhej të kishte ndodhur.

“Në fakt, ishte një incident që nuk ka ndodhur ndonjëherë në komisionin parlamentar. Ishte veprim i gabuar i ministrit të Shëndetësisë, i cili nisi debat me gazetaren. Por edhe gazetarja replikoi me ministrin. Ministri i Shëndetësisë dhe kushdo tjetër në komision parlamentar vijnë t’u përgjigjen pyetjeve të deputetëve, dhe jo të debatojnë me gazetarët”, theksoi Klodiana Spahiu, deputete e PS-së.

Reagimi i ministrit të Shëndetësisë ndaj gazetës “Shëndet+” në Komisionin parlamentar vjen pas vazhdës së publikimit të shumë investigimeve për problemet në sistemin shëndetësor në Shqipëri.

Për një periudhë gati 3-vjeçare kjo ministri nuk ka pranuar të krijojë një bashkëpunim me gazetën “Shëndet+” në një kohë që nga kjo media ka pasur shkrime të shumta të cilat tregojnë fytyrën tjetër të sistemit shëndetësor në vendin tonë.

Si një media e cila vazhdon të bëjë opozitë qoftë ndaj pushtetarëve, qoftë edhe ndaj opozitës qeveritare (opozita e vërtetë e së cilës mungon), “Shëndet+” dhe faqja e saj në internet “Shëndeti Online” janë shmangur për një kohë shumë të gjatë nga qeveritarët.

Sidomos muajt e fundit, gazeta “Shëndet+” ka bërë një oponencë të madhe në ngritjen e zërit të pacientëve për të gjitha problemet që ata kanë dhe me të cilat përballen në sistemin shëndetësor.

Postime të ngjashme

Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?
U helmuan 139 persona në Fushë-Arrëz, ISHP konstaton ndotje në sistemin e ujit të pijshëm
Konsumi për shëndetësinë, vetëm 40% e BE-së; gjysmën e faturës e paguajnë familjet, rekord në Europë
Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës
Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Vapa e vjeshtës favorizon virozat, mjekët: Më agresive se vitin e kaluar, po prek moshat në punë