Kistet në vezore, nga se shkaktohen?

kiste 2

Përshëndetje! Jam një vajzë 21-vjeccare dhe doja të pyesja për një problemin tim. Në ekon e fundit gjinekologjike, të para 1 jave, doktoresha më tha se kisha një kist të vogël në vezoren e djathtë. Doja të dija se ccfarë janë, nga se shkaktohen kistet dhe si mund të trajtohen?
Bela
Për shqetësimin tuaj kemi pyetur mjeken gjinekologe Kozeta Mustafaraj:
“Së pari do të sqaroja se kisti i vezores është një qese e mbushur me lëng ose material gjysmë të lëngshëm, që e merr origjinën nga vezorja. Çdo muaj ,vezorja që funksionon normalisht zhvillon kiste të vegjël të quajtur folikuj Grafian. Në mes të cilkit,një folikul i vetëm dominant  me diametër mbi  2.8 cm  çahet dhe çliron një vezëz të pjekur. Folikuli i çarë formon  trupin e verdhë. Në mungesë te fertilizimit  vezëza shkatërohet. Kistet e vezores që formohen gjatë një procesi normal ovulacioni (pjekje të vezëzës) quhen kiste funksional dhe janë gjithmonë beninj. Kistet funksional të shumëfishtë mund të ndodhin si rezultat i një nxitjeje të tepruar nga hormone FSH ose nga një mbindjeshmëri ndaj një sasie normale të këtij hormoni. Por mund të ndodhë që në rastet të tumorit të shtatzënisë dhe më rrallë në raste të shtatzanisë binjake dhe diabetike, prodhimi në sasi të madhe i hormonit të barrës hCG të shkaktojë kiste të shumëfishtë.
Për sa i përket trajtimit, në fazat e tij fillestare, kisti trajtohet duke marrë pilula kontraceptive, që realizojnë tharjen e tij”.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?