Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë rreth 3.5 miliardë njerëz vuajnë nga infeksionet parazitare. Parazitët janë organizma të gjallë që ushqehen në një organizëm tjetër, në këtë rast në organizmin e njeriut. Ata përdorin thuajse të gjithë përbërësit e trupit dhe dëmtojnë të gjithë organizmin.
Parazitët janë të llojeve të ndryshme dhe mund të gjenden kudo në trup, por zakonisht jetojnë në zorrë. Disa parazitë mund të ushqehen me ushqimin tuaj, gjë që më pas ju bën të ndiheni të uritur edhe pas ngrënies. Parazitë të tjerë konsumojë qeliza të kuqe të gjakut, gjë e cila çonë në anemi.
Ja shenjat kryesore që ju tregojnë se mund të keni parazitë në tup:
Lodhje e vazhdueshme, apati apo depresion- Diarre: parazitët zakonisht sulmojnë zorrët dhe ju shkatojnë probleme në bark
- Probleme me lëkurën: si ekzemë, lëkurë e thatë, skuqje, plagë etj
- Probleme me humorin: si nervozizëm, ankth, depresion etj
- Probleme me gjumin
- Oreks i tepruar dhe shtim në peshë / ose e kundërta mungesë oreksi dhe rënie në peshë
- Mungesë hekuri në gjak
- Dhimbje muskujsh, dhimbje gjymtyrësh, mpirje të këmbëve ose duarve etj
- Infeksione të traktit urinar, probleme menstruale, probleme të prostatës etj
- Sindroma e zorrës nerovoze është një nga simptomat më të zakonshme të parazitëve në trup
Nëse vëreni 2 ose më shumë simptoma të sipërpërmendura që ju vazhdojnë për një kohë të gjatë ju duhet të konsultoheni me mjekun. Në këto raste ju duhet të shmangni ushqimet e përpunuara dhe të pasura me sheqer.
Çelësi i parazitëve janë eleminimi i ushqimeve që krijojnë “ambient miqësor” për ta. Ju duhet të konsumoni xhenxhefil, manaferra, Aloe Vera, lakër, vaj kokosi, fara kungulli, ananas, papaja dhe shegë. Ushqimet e pasura me fibra janë një mënyrë shumë e mirë për të eleminuar parazitët gjithashtu.
Burimi: Choose Healthy Life


