Si të qetësojmë dhimbjet e gjymtyrëve përmes ushqimit?

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Sëmundjet reumatizmale shfaqin shqetësime të shpeshta shëndetësore, që prekin kryesisht moshat e rritura, por nuk mungon përhapja e tyre as te rinjtë. Sikundër ndodh me shumë sëmundje të tjera, trajtimi i hershëm i simptomave reumatizmale, luan një rol të rëndësishëm në kontrollimin dhe shmangien e dhimbjeve të gjymtyrëve, por dhe në deformimin e kockave.dhimbje gjymtyresh

Dieta ushqimore mund të jetë ilaçi më i mirë në shumë raste. Ajo çfarë hamë ndikon drejtpërdrejt në shëndetin tonë dhe shumë herë mund ta përmirësojë apo ta keqësojë atë. Ushqimet e mëposhtme janë metoda natyrale për të qetësuar dhimbjet e kyçeve.

Vaji i ullirit ekstra i virgjër

Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti i Katanias në Itali kanë kryer një eksperiment me vajin e ullirit tek disa minj që kishin probleme me gjymtyrët. Ata e shtuan vajin e ullirit në dietën ushqimore të minjve. Pas 8 javësh, ata panë që minjtë të cilët u ushqyen me vaj ulliri kishin nivele më të larta të lubrikinës, një proteinë kjo që mbron kockat dhe shërben si një lubrifikant, krahasuar me kafshët e tjera që u ushqyen me një dietë standarde.

Nëse edhe ju keni probleme me gjymtyrët, përdorni gjithmonë vaj ulliri tek sallata, pastat,  supat me perime etj.

Portokaj – Këto fruta janë gjithashtu shumë të mira në rastet e sëmundjes së artritit. Ato përmbajnë një flavonoid të quajtur nobiletin, i cili ndihmon për lehtësimin e dhimbjeve të gjymtyrëve.

Peshku salmon – Ky peshk është i pasur me acide yndyrore omega 3. Studime të ndryshme kanë treguar se këto lëndë ushqyese janë shumë të mira për uljen e inflamacionit dhe lehtësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga artriti.

Shafrani i Indisë – Gjatë një studimi të kryer tek disa pacientë që vuanin nga artriti, u pa se Shafrani i Indisë ishte po aq efikas për lehtësimin e dhimbjeve sa mjekimi me ilaçin ibuprofen. Kjo ndodh sepse Shafrani i Indisë është një burim i pasur i antioksiduesit të quajtur kurkumin, i cili ul inflamacionin tek kockat.

Shtoni Shafran Indie tek orizi, sallata, fasulet etj që të mos keni më dhimbje tek gjymtyrët.

Burimi: Prevention.com / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?