Pyet mjekun: A keni diçka në lidhje me flokët e thinjura?

Ju lutem, mund të më sugjeroni diçka për flokët shumë të thinjura?

Përgjigjet për gazetën “Shëndet+” mjekja dermatologe Blerta Gjoni

floke plakjaNuk ka asnjë formulë për të zhdukur thinjat. Shikojmë receta të ndryshme (popullore) që rekomandohen, por personalisht nuk di që të kenë efektshmëri. Flokët thinjen kur folikulat e tyre prodhojnë më pak melaninë, pigmenti që i jep ngjyrën flokut. Zakonisht thinjat e para nisin të shfaqen pas të 30-ave, por disa femra/meshkuj mund të shohin flokët e parë të bardhë edhe në të 20-at.

Mosha e shfaqjes së thinjave të para është e lidhur fort me dy faktorë kryesorë: raca  dhe gjenetika.  Kështu që nëse prindërit tuaj janë thinjur herët, edhe ju do të keni të njëjtin fat.

 

Postime të ngjashme

Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Diabeti dhe humbja e peshës: Gabimet më të zakonshme që duhen shmangur
A të çon mbipesha automatikisht në diabet? Flet endokrinologia Bariola Duro
Dietë apo aktivitet fizik? Cila është më e rëndësishme për rënien në peshë?