Ja fruti që ju mbron nga kanceri i gjirit!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

shega ueururShega mund të ketë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e trupit nga kanceri i gjirit, thonë studiuesit.
Shkencëtarët kanë zbuluar se shega ka materie të cilat mund të luajnë rol të rëndësishëm në mbrojtjen nga kjo formë e kancerit.

Studimi më i ri mund të rezultojë me ilaçe të reja, të cilat do të pengojnë zhvillimin e kancerit të gjirit,ndërsa shkencëtarët theksojnë rëndësinë e kësaj frute të shkëlqyeshme.
Studimi ka zbuluar se shega përmban elagitaninë-një antioksidues i cili ndalon prodhimin e estrogjenit. Në të vërtetë,ky hormon është i rrezikshëm për rritjen e qelizave kancerogjene, prandaj përdorimi sa më i shpeshtë i shegës shmang këtë rrezik.

Shkencëtarët, pas studimit, zbuluan se njerëzit që pinin dy gota me lëng shege të shtrydhur në ditë, prej vitesh kishin rregulluar me 21 për qind presionin e gjaku. Për më tepër, ata vërtetuan se një gotë mbulon rreth 50 për qind të nevojave tona për vitaminën C. Po ashtu, një tjetër studim i bërë nga “Jonsson Cancer Center”, në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos, ka zbuluar se të pish çdo ditë një gotë lëng shege ndihmon edhe në ngadalësimin dhe përhapjen me shpejtësi të kancerit të prostatës. “Është shumë shpejt për t‘i këshilluar pacientët të pinë lëng shege për t‘u shëruar, por në mund të themi me siguri se ndihmon që sëmundja të mos përparojë shpejt”, thotë Allan Pantuck, autor i studimit.

Statistikat e dala janë akoma provizore, megjithatë shega u zgjodh nga kërkuesit, falë përmbajtjes së lartë të antioksiduesve dhe polifenoleve, si frutë që ka substanca me veti mbrojtëse për organizmin. Sigurisht që asnjë nga kërkuesit nuk mendon se lëngu i shegës mund të përfaqësojë një kurë kundër kancerit të prostatës. Por ai ka një domethënie të madhe për të vonuar ose parandaluar nevojën për terapi të tjera shtesë, që japin efekte anësore si për shembull lodhje, depresion dhe impotencë”, përfundon Pantuck.

Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe ndihmon në tretjen e ushqimit. Me shumë sukses përdoret edhe në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon helmet e organizmit. Ai mund të përdoret edhe për heqjen e njollave dhe rrudhave të fytyrës.

Burimi: healthyfood / shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh