Studim: Njerëzit me flokë të kuqe, më të rrezikuar nga kanceri

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

floke te kuqe_kancer

Njerëzit me flokë të kuqe mund të fshehin një gjen që rrit rrezikun për t’u prekur nga kanceri i lëkurës, i lidhur me diellin, paralajmërojnë ekspertët. Në termat e ndryshimeve të kancerit, efekti i gjenit është i krahasueshëm me dy dekada ekspozim ndaj diellit, thonë ata.

E ndërsa njerëzit me 2 kopje të këtij gjeni do të kenë flokë të kuqe dhe lëkurë të zbehtë, dhe ndoshta e dinë se duhet të ruhen më tepër nga dielli, ata me vetëm një kopje të këtij gjeni mund të mos e dinë se janë të rrezikuar.

Rreth 25% e britanikëve kanë një version të gjenit të quajtur MC1R, që rrit rrezikun për t’u prekur nga kanceri vdekjeprurës melanoma.

Personat flokëkuq dhe ata që kanë quka në fytyrë preken më shpejtë nga dëmtimet e diellit. Hulumtuesit shkencorë kontrolluan mostrat e tumorit tek më shumë se 400 pacientë të diagnostifikuar me melanoma.

Ata zbuluan se pacientët që kanë të paktën një kopje të variantit gjenetik të MC1R, kanë 42% më shumë mutacione të lidhura me diellin tek kanceri, krahasuar me individët që nuk i kanë këto variante.

Burimi: BBC: https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera