Erion Braçe: Pse po e fshehin zjarrin brenda në Spitalin Amerikan?!

Erion Brace

Zjarri i djeshëm i rënë në Spitalin Amerikan,  i cili shkaktoi vdekjen e dy pacienteve dhe rrezikoi jetën e 28 të tjerëve që po merrnin shërbimin e dializës ka kaluar shumë në heshtje, qoftë nga qeveria, qoftë nga opozita. Në një status të bërë në “Facebook”, deputeti Erion Braçe flet pikërisht për këtë heshtje, ndërsa shprehet:

“A mund të pyes:

Nëse ky krimi i sotëm me zjarr dhe dy gra të vdekura mu brenda në spital, të ndodhte në një spital publik, spital të shtetit, ç’do të ndodhte?

Ç’do të kishte bërë secili prej “të fortëve” të rrjetit?

Ç’do të kishte bërë media, elektronike, online apo në letër?

Ç’do të kishte bërë shoqëria civile?

Po Presidenti ç’do të kishte bërë?

Pu pu pu pu, po Sali Berisha që po hesht, ç’do të kishte bërë?

Albana eeeeej, Albana që qëllon pa fund shtetin, publiken dhe tani po hesht, ç’do të bënte?

Ka ndonjë përgjigje?

Sepse ka një përpjekje të madhe për të fshehur ku ka ndodhur krimi.

Sepse duan ta fshehin faktin që ka ndodhur mu brenda në Spitalin Amerikan në Tiranë”/ shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj