Shkencëtarët gjejnë kancer në një fosil gati 2 milionë vjeçar

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Kanceri nuk i përket vetëm kohës moderne. Edhe pse mendojmë se ai është pasojë e zakoneve të këqija, fatit të keq apo jetëgjatësisë, hulumtuesit shkencorë kanë zbuluar se sëmundja ekzistonte tek paraardhësit e njeriut më shumë se 1 milion vjet më parë.fosil_kancer

Studiuesit kanë gjetur gjurmë të kancerit në kockën e këmbës dhe të shpinës nga dy specie të lashta të njeriut në Afrikën e Jugut.

Kocka e këmbës është e vjetër gati 1.7 milionë vjet, ndërsa rruaza i përket 2 milionë vjetëve më parë.

Sa për krahasim, përpara këtyre gjetjeve,  zbulimi më i vjetër i tumorit në qeniet njerëzore  ka qenë 120 mijë vjet më parë. Është një diferencë shumë e madhe që e zgjeron edhe më shumë kohështrirjen e kësaj sëmundjeje.

Zbulimi është bërë një grup hulumtuesish shkencorë nga Universiteti i Institutit të Studimeve Evolucionare Witwatersrand dhe Qendra e Afrikës së Jugut.

Burimi: CNN / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Vapa e vjeshtës favorizon virozat, mjekët: Më agresive se vitin e kaluar, po prek moshat në punë
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Diabeti dhe humbja e peshës: Gabimet më të zakonshme që duhen shmangur
A të çon mbipesha automatikisht në diabet? Flet endokrinologia Bariola Duro
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit