Sëmundja e gjedhit, AKU: Hetim për mënyrën e therjes së kafshëve e tregtimit të mishit

Përhapja e sëmundjes së gjedhit në vendet e rajonit dhe mos respektimi i vendimit të dhënë nga ministri i Bujqësisë pak ditë më parë për bllokimin e shitjes së mishit për një kohë të shkurtër, ka detyruar Autoritetin Kombëtar të Ushqimit që të marrë masa më të rrepta për ndalimin e tregtimit të mishit.

AKU_semundja e gjedhit

Në një njoftim për mediat, AKU njofton se “do të hetojë me të gjitha kapacitetet e saj mënyrën se si ende gjendet mish në njësitë e tregtimit në një pjesë të qyteteve të vendit, për vendin ku është therur, therore, pika shitjeje apo mënyra tjera të jashtëligjshme, mënyrës së transportit etj”.

Gjatë një mbledhje me drejtorët e 12 Drejtorive Rajonale të AKU në Qarqe, drejtori i përgjithshëm i AKU-së, z. Isuf Shehu, njoftoi se do të verifikojë edhe punën e bërë nga drejtoritë rajonale të AKU-së dhe të inspektorëve të saj nëpër qarqe, dhe nëse ka shkelje të urdhrit të ministrit Panariti apo të ligjit, do të merren masat e nevojshme ndaj tyre.

“Bazuar në informacionet që kemi, theksoi z. Shehu, të ardhura në rrugë të ndryshme, përfshirë edhe mediat, AKU do të investigojë se si dhe ku theren kafshët, kush e transporton mishin dhe për çdo rast evidentimi në terren, apo informacioni që do të mbledhim, do të marrim masat e nevojshme. Ndërkaq, masat që nga data 8 korrik 2016, kanë qenë jo të pakta, që nga paralajmërimet e deri te gjobat ndaj subjekteve”.

Urdhrat e ministrit të Bujqësisë, z. Panariti, dolën me qëllim marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së kësaj sëmundjeje në vendin tonë, pasi ka prekur kafshët e llojit gjedh në vendet fqinje, si Kosovë, Serbi, Greqi e Bullgari. / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar