Vdes foshnja e parë nga virusi Zika

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Një foshnje nga Teksasi ka ndërruar jetë  pas ndërlikimeve të gjendjes shëndetësore të shkaktuar nga virusi Zika. Zyrtarët e shëndetësisë bëjnë të ditur se është rasti i parë që një foshnje ndërron jetë nga problemet e shkaktuara nga kjo sëmundje.Virusi Zika

Foshnja ishte infektuar në mitër, pasi nëna e saj kishte udhëtuar në një zonë të Amerikës Latine të infektuar me këtë virus.

Sipas dr. Umair Shah, drejtor ekzekutiv i Shëndetit Publik Harris County, foshnja ka ndërruar vetëm pak javë pas lindjes, pasi kishte mikrocefali të lidhur me këtë virus.

Virusi Zika  shkakton defekte të rënda tek truri i fetusit nëse një grua infektohet gjatë shtatzënisë.

Rasti i parë i vdekjes nga virusi Zika ishte një burrë i moshar nga Utah, SHBA, i cili ndërroi jetë në muajin qershor. Ai vuante edhe nga sëmundje të tjera.

Ekspertët janë të shqetësuar se virusi po përhapet shumë shpejt, dhe mund të ketë pasoja shumë të rënda.

Burimi: Independent / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar