Ankand veshkash, 50 mijë euro për një veshkë

“Një ankand veshkash”, kështu është cilësuar në media sociale një rast i rrallë dhe antiligjor, ku një grua nga Tirana ka kërkuar përmes një statusi në Facebook të blejë veshkë për bashkëshortin e saj në dializë. E gjithë kjo kundrejt një vlerë monetare prej 50 mijë eurosh.transplant operacion kirurgji

 “Unë jam B… dhe që nuk kam filluar punë jap lekë rregullisht për bamirësi dhe jam shumë e lumtur të jap ato që kam. Unë dhe bashkëshorti im 45-vjeçar jemi në kushte të mirë financiare, por jo shëndetësore. Bashkëshorti im ka 5 muaj në dializë dhe ka nevojë për një veshkë. Ne po mundohemi të gjejmë një dhurues, por është e vështirë. Sikur shoku juaj i aftërmi juaj (nën 50 vjeç dhe me shëndet të plotë) të na dhurojë veshkën ne do financojmë operacionin tuaj/të mikut/fëmijës tuaj deri në 50 mijë euro”.

Thirrjes së saj i janë përgjigjur një numër i konsiderueshëm lexuesish, shumica e të cilëve, nga nevoja e parave kanë rënë dakord të shesin veshkën kundrejt shumës prej 50 mijë euro.

A.K: “35 vjeç nuk e di grupin e gjakut tim, do e bëj, në qoftë se del që  të përputhet me grupin e gjakut të burrit tënd, atëherë e flasim në cel me detaje”
N.N.: Burri im e ka gr. e gjakut A pozitiv….kurse unë 0 pozitiv. Jemi në moshën 42 vjeç.  Jemi të gatshëm për bisedim”
K.K.:” 0 negativ u jap të gjithëve” …

Duke iu referuar ligjit shqiptar, kjo deklaratë është e dënueshme, pasi konsiderohet përpjekje për trafik organesh. Ngjarja merr përmasa të tjera, pasi, edhe pse në kundërvajtje ligjore, shumë qytetarë nuk kanë hezituar t’i përgjigjen ftesës duke publikuar të dhëna mbi grupin e gjakut dhe duke shprehur gatishmërinë për të dhuruar organin e tyre kundrejt vlerës dhe kërkesës së zonjës. Por a mund të kryet një ndërhyrje e tillë? Çfarë parashikon ligji i vendit tonë për tansplantet?

I pyetur nga Ora News, Romeo Zegali, drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Shëndetësisë, ka treguar se “është e ndaluar me ligj transplanti i indeve, qelizave dhe organeve për përfitime financiare. Në Shqipëri nuk mund të bëhet një gjë e tillë, në rast se bëhet ka një problem ligjor shumë të rëndë. Deri tani nuk ka pasur një rast të tillë. Kjo thyen çdo normë, që nga normat ligjore deri tek ato të etikës. Nuk është diskutuar dhe është e gabuar të diskutohet në një prizëm të tillë”.

Transplanti i veshkave kryhet në Shqipëri, edhe në saj të paketave që ofron Ministria e Shëndetësisë me spitalet jopublike, por procedurat ligjore përcaktojnë qartë se dhuruesit duhet të jenë familjarë, ose të afërm të shkallës së parë, të cilët duhet të shprehin në deklaratë vullnetin e tyre për të bërë dhurime të organeve sipas nevojave të pacientit.

 

Postime të ngjashme

Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Prediabeti
Çfarë duhet të bëjë një pacient nëse diagnostikohet me prediabet
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?