Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka
Mikrovala është një pajisje e lehtë për t’u përdorur, e shpejtë dhe që nuk harxhon shumë energji. Por, ajo vjen edhe me një sërë rreziqesh shëndetësore.
Nga katarakti tek kanceri, ekspertja e radiacionit, Magda Havas, profesoreshë tek Universiteti Trent zbulon rreziqet që vijnë nga gatimi i ushqimeve me këtë pajisje dhe si t’i shmangni ato pa pasur nevojë që ta hidhni pajisjen.
Katarakt
Ka mendime të ndryshme, ndonjëherë edhe kundërshtuese, në lidhje me rreziqet e mikrovalës. Për një gjë bien dakord pothuajse gjithë shkencëtarët: ai shkakton katarakte.
Kataraktet janë një nga shkaktarët kryesor të problemeve me shikimin tek personat mbi moshën 40 vjeç. Ato janë gjithashtu shkaktari kryesor i verbërisë në të gjithë botën, së bashku me glaukomën.
“Nëse rrini përpara mikrovalës duke parë ushqimin, mund t’ju shkaktohen katarakte”, thotë prof. Havas.
“Nëse e përsëritni këtë veprim shpesh, ju mund të dëmtoni shikimin”.
Kancer
Nga kontejnerët plastikë, që përdorim zakonisht për të ngrohur ushqimin në mikrovalë, mund të çlirohen toksina kancerogjene.
Këto toksina kalojnë në ushqim dhe me anë të tij direkt në trup. Ekspertët rekomandojnë që t’i ngrohni ushqimet në mikrovalë me një enë xhami ose porcelani, për të shmangur toksinat kancergjene që lëshohen nga enët plastike.
Ndikon në zemër
Gjatë një studimi të kryer nga prof. Havas, ajo zbuloi prova të qarta që tregonin se frekuencat e mikrovalës ndikojnë në zemër.
Ajo monitoroi rrahjet e zemrës tek njerëzit që qëndruan afër mikrovalës. Këta njerëz përjetuan ndryshim të rrahjeve të zemrës sapo u ndez mikrovala.
Ndryshon nivelet e gjakut
Një studim zviceran zbuloi se njerëzit që konsumonin ushqime të gatuara në mikrovalë kishin një rënie të qelizave të kuqe të gjakut dhe rritje të qelizave të bardha dhe niveleve të kolesterolit.
Si t’i shmangni këto rreziqe
Pavarësisht rreziqeve dhe studimit të saj, edhe prof. Havas ka mikrovalë në shtëpi. Por e përdor atë në një mënyrë të veçantë. Ja çfarë rekomandon ajo:
Lini dhomën
“Është një zgjedhje personale, nuk ju them mos ta përdorni atë, sepse e di sa e dobishme është. Kur ta përdorni, qëndroni jashtë kuzhinës. Mos e vendosni afër murit, duke qenë se valët kalojnë përmes murit dhe ju jeni përsëri në rrezik.
I mbani fëmijët larg kësaj pajisjeje
“Mos e përdorni atë kur keni fëmijë në shtëpi. Nuk i lë asnjëherë nipërit e mi afër saj”, tregon profesoresha.
Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/


