Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Fize Smailaj
Ashtu si vaji i shumë bimëve të tjera, edhe vaji I mentes është shumë i dobishëm për shëndetin tonë. Pothuajse i gjithë trupi ynë ka përfitime nga përdorimi i tij, si i jashtëm ashtu edhe i brendshëm. Ja si mund ta përgatitni këtë vaj dhe për çfarë mund ta përdorni:
Përgatitja:
- Merrni gjethet e mentes. Sigurohuni që të jenë të freskëta, në ngjyrë të gjelbër me shkëlqim dhe të mos kenë asnjë pjesë ngjyrë kafe.
- Lajini gjethet e mentes dhe lërini të kullojnë.
- Thajini gjethet me anë të një letre kuzhine.
- Nxirrni vajin nga mentja. Këtë mund ta bëni në dy mënyra, ose t’i grini gjethet e saj, ose t’i shtypni me anë të një çekiçi.
- Vendosini gjethet në një kavanoz. Më pas atyre mund t’u shtoni edhe një vaj tjetër, më i këshillueshëm është ai i bajames (përgatitjen e të cilit mund ta gjeni këtu). Masën e krijuar e mbajmë në ambient të ngrohtë për 24 orë.
- Kullojmë vajin. Pas 24 orëve, me anë të një kullueseje, kullojmë gjethet e mentes.
- Masën e vendosim në një kavanoz dhe këshillohet të përdoret deri në 6 muaj pasi është prodhuar. (Sasia e gjetheve të mentes nuk ka rëndësi, për një kavanoz mesatar vaji, mjaftojnë 3-4 degë menteje)
Vaji i përftuar mund të gjejë përdorim të gjerë në përditshmërinë tonë. Ai mund të përdoret kur kemi probleme me :
- Tretjen
- infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes
- infeksionet e gojës dhe fytit
- dhimbjen e kokës
- dhimbjen e dhëmbëve
- infeksionet bakteriale
- dhembjet muskulare
- kruajtjen
- si ilaç për të larguar mushkonjat
- gjethe menteje


