Studim: Antibiotikët rrisin rrezikun për ekzemë tek fëmijët

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Fëmijët që marrin antibiotikë para moshës dy vjeç janë më të rrezikuar të preken nga ekzema me rritjen e moshës, paralajmërojnë shkencëtarët.foshnje

Studimet e kryera tek gati 400 mijë njerëz kanë zbuluar se dhënia e antibiotikëve tek foshnjat rrit rrezikun e zhvillimit të kësaj alergji të dhimbshme të lëkurës me 41%. Hulumtuesit shkencorë mendojnë se dhënia e antibiotikëve tek bebet kaq herët vret bakterin natyral në zorrë, prandaj sistemi i tyre imunitar është më i ndjeshëm ndaj baktereve dhe mikrobeve.

Kjo do të thotë se kur janë të ekspozuar ndaj substancave të huaja dhe relativisht të dëmshme, si  poleni, sistemi i tyre imunitar fillon të shfaq alergji. Shkencëtarët kanë analizuar të dhënat e 22 studimeve të kryera ndër vite dhe do t’i publikojnë rezultatet e tyre në Kongresin e Shoqërisë Evropiane të Frymëmarrjes, në Londër.

Përveçse rritet rreziku për alergji, studime të tjera kanë treguar se përdorimi i tepërt i këtyre ilaçeve rrit rrezikun e zhvillimit të diabetit tip 1 dhe obezitetit tek foshnjat. Ekspertët janë më të shqetësuar se përdorimi i antibiotikëve pa rekomandimin e mjekëve por krijon rezistencë të baktereve.

Rezistenca ndaj antibiotikëve ndodh kur bakteret gjejnë mënyra për t’u përshtatur dhe për t’u mbijetuar efekteve të ilaçeve. Sa më shumë të ekspozuar të jenë bakteret ndaj ilaçeve, aq  më shpejt përhapen.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?