A i pakëson pirja e ujit kaloritë që marrim gjatë ditës? Ja çfarë thonë studimet!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

ujeNjë studim i publikuar në internet në  22 shkurt 2016 nga “Journal of Nutrition” ka ekzaminuar dietat që ndjekin 18.000 të rritur dhe gjeti se ata që që konsumonin sasi të larta uji reduktonin ndjeshëm futjen e kalorive të përditshme, si yndyrna të ngopura, sheqer, natrium, dhe kolesterol.

Mesatarisht, njerëzit pjesë e studimit, konsumonin rreth 4.2 gota uji çdo ditë , ndërkohë që pjesa tjetër e ujit vinte nga nga pijet si kafe, çaj, apo nga ushqimi.

Konsumi mesatar i kalorive të pjesëmarrësve ishte 2,157 kalori, por 125 kalori vinin nga pijet me sheqer dhe 432 kalori nga ushqime si makarona apo ushqime të tjera të rënda.

Konsumimi i rregullt i ujit mund t’ju ndihmojë në disa mënyra, thotë studiuesi Dr. Ruopeng nga Universiteti i Illinois. “Uji ju ndihmon në rritjen e ndjenjave të ngopjes, gjë e cila mund të ndihmojë për të shmangur mbipeshën si dhe mund të zëvendësojë pijet e larta në kalori të cilat mund të kontribuojnë në këtë pikë.” Ka shumë mënyra për të konsumuar sa më shumë ujë gjatë ditës, shton ai. Për shembull, një gotë ujë pas çdo here që shkoni në banjo, kur ju zgjoheni çdo mëngjes, si dhe pas çdo vakti.

Burimi: health.harvard.edu / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës