Aktori Julian Deda denoncon kushtet skandaloze në QSUT

Julian deda

Aktori i mirënjohur, Julian Deda, ka vendosur të denoncojë kushtet skandaloze të Qendrës Spitalore Universitare Nënën Tereza, nëpërmjet faqes së tij zyrtare të FB.

Aktori paraqet një foto të një krevati brenda ambjenteve të spitalit, i cili mbahet mbi tulla.

Në fakt, ai nuk ka preferuar të bëjë humor me këtë situatë, por është treguar shumë kritik dhe ka përdorur një gjuhë shumë të ashpër ndaj kësaj situata absurde, ku nuk ka lënë pa përmendur ministrin e Shëndetësisë.

Ai shkruan mbi foto:

“Ndërkohë, kjo është gjendja në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë ose Q.S.U.T. ose te spitalet..! Desha t’ia bëja tag edhe ministrit të Shëndetësisë, por nuk e kam friend…! Shijojeni këtë pamje të ndyrë..!

Gazeta “Shëndet Plus” falënderon njerëzit publikë të cilët japin kontributin e tyre duke paraqitur këto probleme sociale.

Postime të ngjashme

Dëshmi/ “Në laboratore të ndryshme, merrja përgjigje të ndryshme analizash, nuk dija cilin bakter të mjekoja?!”
I infektuar dhe vetë me Covid-19, burri nga Kamza çon gruan në spital: Se lija dot të vdiste
Foto/ Materniteti "Mbretëresha Geraldinë" në kushte skandaloze
Korçë/Prindërit e fëmijëve me autizëm kërkojnë kabinet dentar
Ashensorët jashtë funksionit, pacientët zvarriten shkallëve
Mungon ilaçi/ Pacienti: Më mbajnë me Morfinë
Tenderët e dyshimtë të spitaleve për 2019-n
Protezat ortopedike/ Në listë pritje? Ja për sa vjet ju vjen radha