Përshtati në shqip për “shedneti.com.al”: D.Bardhi
Kanceri konsiderohet si sëmundja e shekullit për shkak të numrit shumë të lartë të pacientëve që po diagnostikohen me këtë sëmundje. Pavarësisht se nuk është gjendur shkaktari kryesor i kancerit, studimet e shumta shkencore dhe mjekësore tregojnë se mënyra e jetesës është një nga shkaqet që ndikon më shumë në shfaqjen e qelizave kancerogjene.
Sipas Shoqatës Kanadeze të Kancerit, rreth një e treta e të gjithë kancereve është shkaktuar nga ushqimet dhe pijet e papërshtatshme për organizmin.
Ja çfarë duhet të shmangni për t’i thënë JO KANCERIT!
Peshku i konservuar: sipas hulumtimeve thuhet se peshku i konservuar përmban rreth 16 herë më shumë qeliza kancerogjene se peshku i egër.
Vajrat e hidrogjenuara: disa vajra të caktuara si vaji i sojës apo vajra të tjera bimore që janë të hidrogjenuara rrezikojnë deri në 25% shfaqjen e qelizave kancerogjene. Në vend të tyre këshillohet të përdoret vaj ulliri ekstra i virgjër.
Kokoshkat e bëra në mikrovalë: e kemi thënë edhe më parë që mikrovala ka rreze kancerogjene. Kokoshkat e bëra me vaj në mikrovalë rrezikojnë të shkaktojnë lloje të ndryshme kanceri.
Sheqeri i përpunuar: sheqeri është shumë problematik sepse nëse konsumohet në masë shkakton varësi si drogat dhe ushqen qelizat kancerogjene të gjirit dhe llojeve të tjera të kancerit.
Mishi dhe sallami i përpunuar: vitin e kaluar Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë një njoftim ku thonte që mishi, proshuta, sallami dhe salcicet e përpunuara shkaktojnë kancer.
Burimi: David Wofle dhe Cancer.gov


