Ja arsyet pse merrni infeksione fungale në pjesë të ndryshme të trupit dhe si t’i parandaloni ato

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Infeksionet fungale janë një kusht i zakonshëm i lëkurës që prekin njerëzit e të gjitha moshave, përfshirë këtu edhe fëmijët. Këto infeksione mund të riprodhohen dhe mund të bëhen shumë të bezdisshme për faktin se ato shkaktojnë acarime të lëkurës, kruarje, skuqje etj.

Ja cilët janë shkaktarët që ndikojnë në përhapjen e këtyre infeksioneve:

  • infeksione-fungaleDjersitja e tepërt, infeksionet përhapen më lehtë në zonat me lakështi
  • Sistemi i dobët imunitar
  • Kontakti me personat e infektuar, disa infeksione transmetohen edhe nga kontakti fizik
  • Përdorimi i antibiotikëve për një kohë të gjatë

Pjesët më të prekura nga këto infeksione janë sqetullat, këmbët, në mes të gishtërinjve, zonat gjenitale etj.

Në mënyrë që të parandaloni zhvillimin e këtyre infeksioneve, kujdesuni për higjenën personale, vishni çorape dhe të brendshme pambuku. Qëndroni gjithmonë të hidratuar.

Sistemi imunitar i dobët ndikon në riprodhimin e këtyre infeksioneve, prandaj është e rëndësishme që të merrni shumë vitaminë C dhe të flini mjaftueshëm në mënyrë që të këni aftësinë t’i luftoni infeksionet fungale.

Nëse infeksionet fungale qëndrojnë për një kohë të gjatë dhe ju japin shqetësime, konsultohuni me një mjek.

Burimi: My Healthy Life Guide

Postime të ngjashme

Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual