Ilaçi mijëravjeçar natyral që trajton kollën, bronkitin, astmën

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: D.Bardhi

qepe-mjalteNëse vuani nga problemet e mushkërive, astma, bronkiti apo nëse keni kollitje të vazhdueshme, ne do t’ju paraqesim një mënyrë natyrale mjaft të mirë për të reduktuar këto probleme.

Përbërësit: 500 gr qepë, 500 gr sheqer, 2 kokrra limoni, 1.5 litra ujë dhe 7 lugë mjaltë.

Përgatitja: hidhni sheqerin në një tenxhere dhe lëreni zjarr të ulët derisa të marrë ngjyrë kafe. Pritni qepën në kubikë të vegjël dhe shtojeni në sheqerin e shkrirë. Më pas hidhni ujin dhe lëreni derisa të valojë. Pasi të ketë valuar, hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet në temperaturë ambienti. Pasi uji me qepë dhe sheqer të jetë ftohur shtoni mjaltin dhe lëngun e 2 kokrrave limoni. Hidheni përbërjen në një shishe qelqi .

Përdorimi: është e këshillueshme të konsumohet një lugë gjelle nga ilaçi natyral para çdo vakti. Ju mund ta përdorni këtë ilaç natyral derisa të përmirësoheni tërësisht. Për fëmijët është e këshillueshme të konsumohet një lugë çaji para çdo vakti.

Burimi: Helath Digezt

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin