5 ushqime që mund të shkaktojnë kancer

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Marsela Aliaj

Në ditët e sotme, mund të hasësh kudo burime të dëmshme për shëndetin, dhe është shumë e vështirë të përcaktosh nëse ato janë vërtetë të rrezikshme ose jo.ushqime 1

Lajmi i mirë është se kur vjen puna tek ushqimet, nuk ka shumë që janë të lidhura me kancerin.

Teksa pesha e tepërt është një problem (obeziteti rrit rrezikun për një numër të madh llojesh kanceri) , ushqimet në përgjithësi nuk janë aq shkaktarë të drejtpërdrejt siç janë dhe tymi i duhanit, rrezatimet ose viruset. Megjithatë, ekzistojnë një grup ushqimesh të cilat mendohet se lidhen me një rrezik më të madh të zhvillimit të kancerit. Nëse konsumojmë një ose disa nga këto ushqime në sasi të duhura, nuk është problem, por nëse i konsumojmë ato çdo ditë për shumë vite, atëherë kjo po që mund të jetë e rrezikshme.

Nuk është e mundur të mbrosh veten nga të gjitha gjërat e mundshme dhe asnjëherë nuk është e sigurt që do të funksionojë, por gjithsesi të jetosh një jetë të shëndetshme mund të ndihmojë disi.

Mishi i përpunuar

Mishi i përpunuar ose i tymosur si hot dogët, proshuta, salsiçet konsiderohen si burime kanceri, kështu që përpiquni të limitoni sasinë që merrni.

Ushqime me shumë kripë

Një sasi  e madhe e peshkut të kripur, e perimeve turshi  si dhe ushqimeve të thata të kripura janë të lidhura me kancerin e stomakut. Më pak është më mirë, kështu që largojeni kripën nga tavolina kur hani.

Alkooli

Konsumimi i tepërt i alkoolit mund të rrisë rrezikun për kancerin e gjoksit, kolorektal dhe të gojës. Limitoni konsumimin e tij me vetëm 1 gotë në ditë për femrat dhe 2 për meshkujt.

Mishi i djegur

Temperaturat e larta mund të dëmtojnë shumë AND-në e mishit si dhe shkatërrojnë pjesët përbërëse të qelizave. Gatuajeni atë në temperatura të ulëta dhe rrotullojeni mishin vazhdimisht për të evituar djegien.

Konsumimi i pijeve shumë të nxehta

Konsumimi i pijeve kur ato janë shumë të nxehta si kafe, çaj ose edhe supë vazhdimisht është e lidhur me një rrezik më të madh të kancerit të ezofagut. Prisni deri sa ato të ftohen.

Burimi: Health / https://shendeti.com.al/

 

 

 

 

Postime të ngjashme

5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar