Rezistenca ndaj antibiotikëve, një shqetësim global! Ja çfarë gabimi po bëjnë mjekët shqiptarë

Blertina Koka/ Shendeti.com.al

Në momentin e parë që ndihemi keq, zgjidhja e menjëhershme është marrja e antibiotikëve dhe ilaçeve, edhe pse e dimë që shkaktojnë efekte anësore. Madje, edhe vetë mjekët i bien shkurt dhe u rekomandojnë pacientëve antibiotikë edhe kur ata janë prekur nga një grip i lehtë.silva-bino

Shqipëria mbetet ndër vendet me përdorim të lartë të antibiotikëve, ndërkohë që në botë bëhet apel  për të  luftuar  rezistencën e baktereve ndaj antibiotikëve.

“Mjeku përpara se të japë një antibiotik duhet të mendohet, duhet ta testojë pacientin nëse ka infeksion bakterial për të cilin është i nevojshëm antibiotiku, apo ka një infeksion viral që nuk trajtohet me antibiotik, si gripi. Gripi parandalohet me vaksinë dhe nuk trajtohet me antibiotik, siç ndodh shpeshherë në disa vende”, thotë Silva Bino, shefe e departamentit të sëmundjeve infektive.

Sipas Binos, mjekët e familjes janë ata të cilët duhet të kenë me tepër kujdes me përdorimin e antibiotikëve.

“Mjekët duhet të japin antibiotikë për aq sa duhet apo nevojitet, dhe të zgjedhin antibiotikun e përshtatshëm, jo me një game të gjerë veprimi, sepse shpesh herë mjekët i bien shkurt, zgjedhin një antibiotik me gamë të gjerë veprimi dhe e përdorin atë për një kohë jo të caktuar”, shprehet ajo.

Në fillim të këtij viti, ekspertët paralajmëruan se rezistenca ndaj antibiotikëve do të behët një kërcënim edhe më i madh se kanceri për njerëzimin, nëse nuk ndërmerret ndonjë aksion global.

Ekspertët i frikësohen rikthimit të epokës kur nuk ekzistonin antibiotikët dhe njerëzit vdisnin nga infeksionet e zakonshme (lexo më shumë këtu).

Edhe në Shqipëri, sipas Binos, janë gjetur baktere të cilat kanë fituar rezistencë ndaj antibiotikëve.

“Ne kemi gjetur në spitale infeksione, si p.sh stafilokoku medicilino rezistent, apo edhe baktere të tjera që janë rezistente ndaj antibiotikëve, të cilat natyrisht kanë shkaktuar edhe vdekje”, tregon Bino.

 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni