Lirohet shefi i kardiologjisë së Spitalit të Shkodrës

Gjykata e Shkodrës ka vendosur të lërë të lirë shefin e kardiologjisë në Spitalin e Shkodrës. Në seancën e sotme të vlerësimit të masës së sigurisë, gjykata cilësoi të paligjshëm arrestimin e mjekut kardiolog Edi Smailaj.shkoder

Shefi i Kardiologjisë u arrestua mesditën e së mërkurës pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumentet shëndetësore të pedagogut Simon Lufi, i arrestuar po ashtu për korrupsion pasiv.

Sipas policisë, mjeku Edi Smajlaj firmosi shtrimin në spital të pedagogut me pretendimin se ka probleme shëndetësore, me qëllim që të mos dërgohej në qelinë e paraburgimit.

Dy ditët e fundit, mjekët e spitalit të qytetit të Shkodrës kanë protestuar kundër vendimit për arrestimin e kolegut të tyre, duke paralajmëruar se do të bojkotojnë punën deri në lirimin e shefit të Kardiologjisë./ https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç