Videoja në psikiatrinë e Tiranës. Reagon UMT: Nuk janë studentët tanë! Mjekët: Kush hyn e del serbes në spitale?!

received_1506448569384642

Denisa Canameti/ Shendeti.com.al

“Nuk janë studentë të Universitetit të Mjekësisë”. Ka qenë ky reagimi që ka firmosur rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, lidhur me videon që tregonte sjelljen e shëmtuar të disa të rinjve në ambientet e spitalit psikiatrik të Tiranës.

Në pamjet e regjistruara, shihej se si disa vajza dhe një djalë vënë në lojë një grua me probleme të theksuara mendore (lexo këtu). Pavarësisht shpërndarjes dhe reagimit të ashpër qytetar, nuk pati asnjë reagim nga Spitali apo nga Universiteti, siç pritej.

Një ditë më pas, përmes një deklarate për shtyp, Rektorati i UMT-së shprehet se ka ndjekur me shqetësim situatën e krijuar dhe e dënon sjelljen e të rinjve, duke e cilësuar atë si jo normale dhe diskriminuese.

“Kjo sjellje është një akt i shëmtuar jashtë çdo norme morale dhe etike. Sjellja e mjekut, edhe jashtë ushtrimit të profesionit, duhet të jetë shembullore në përputhje me dinjitetin që kërkon ky profesion”.

Përmes deklaratës, Rektorati ka hedhur poshtë pretendimet që të rinjtë, aktorë në video, të jenë studentë të UMT-së.

“… informojmë se Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ka kryer verifikimet në bazën e filmimit të publikuar në media dhe njofton se personat që janë të pranishëm në këtë video, nuk janë studentë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë” përfundon deklarata.

Deklarata e rektorit Gjata është komentuar nga mjekë e profesionistë të shëndetit të cilët ngrenë, me të drejtë pyetjen:

Nëse nuk janë studentë të Universitetit të Mjekësisë, atëherë kush hyn e del kaq serbes në këto ambiente?

received_1506408869388612

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç