Ja cilat drogërat më vdekjeprurëse

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Nga viti 2010 – 2014, numri i njerëzve që vdesin nga mbidoza e drogës në SHBA është 23%. Këto të dhëna janë paraqitur nga Sistemi Kombëtar i Statistikave të Jetës. Edhe në vendin tonë nga viti në vit janë shtuar përdoruesit e drogës dhe nuk mbeten të pakëta shifrat që tregojnë për vdekjen e këtyre njerëzve nga mbidoza.

Drogërat më vdekjeprurëse ndahen në 3 kategori kryesore: opioidët (që përfshijnë heroinën, oksikodonin, hidrokodonin, morfinën, fenatilin dhe metadonin, i cili përdoret për të trajtuar varësinë nga heroina), benzodiazapinet (si alprozalemi që përdoret për trajtimin e ankthit, shpesh mund ta gjeni nën emrin e markës Xanax, si dhe medikamentet e tjera që trajtojnë depresionin, pagjumësinë, të përzierat etj, dhe grupi i tretë përfshin stimuluesit si kokainë dhe metamfetaminë.

Drogërat më vdekjeprurëse të renditura që në vitin 2014 janë:

  • drogaHeroina
  • Kokaina
  • Oksikodoni
  • Alprozolami
  • Fentaniliti
  • Morfina
  • Metamfetamina
  • Metadoni
  • Hidrokodoni
  • Diazepami

Duke analizuar ndarjet specifike të vdekjeve nga mbidoza, hulumtuesit nga Qendra Kombëtare për Parandalimin e Sëmundjeve gjetën se vdekja nga mbidoza e heroinës është trefishuar gjatë periudhës 5 vjeçare.

Burimi: TIME

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë