Një emër i njohur i skenës shqiptare, Irma Libohova, duket se ka zgjedhur t’ia besojë kontrollin e shëndetit të saj Spitalit Continental. Në llogarinë e saj në instagram ajo ka postuar një fotografi në ambientet e spitalit, ku siç shihet në diçiturë, duket të jetë e kënaqur me zgjedhjen e saj.
Gjithashtu në instagramin e gazetës “Shëndet+” dhe “shëndeti.com.al” ajo komenton: “Staf dhe shërbim i mirë, me buzëqeshje që shërojnë”.
Përveçse një zë brilant i skenës dhe një femër me shije të hollë, mesa duket Irma është nga ata persona që kujdesen shumë për shëndetin.
Disa muaj më parë në një intervistë për rubrikën “Vip-Shëndet”, ajo ka dhënë për lexuesit këshilla shumë të vlefshme rreth kujdesit për shëndetin dhe ushqyerjen brenda normave, të cilat sipas saj janë primare për një shëndet të mirë (lexo këtu).


