Një tjetër viktimë nga gripi

Një tjetër person ka ndërruar jetë mbrëmjen e 11 janarit si pasojë e virusit të gripit. Ministria e Shëndetësisë njofton se humbi jetën në Sanatorium nga gripi një 76-vjeçar nga Tirana.

Pacienti ka rezultuar pozitiv me virusin e gripit të stinës  AH3N2, ndërkohë që vuante edhe nga një sërë komplikacionesh të tjera.

“Pacienti S. K., 76 vjeç, banues në Tiranë, i shtruar në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” më datë 05/01/2017, me diagnozë “Pneumonia dexter at insufiçencë Respiratore”, dhe me sëmundje shoqëruese, SPOK (Sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike), Diabetues Mellitus, Status Post By-Pass, i cili, në përgjigje të mostrave ekzaminuara nga ISHP ka rezultuar pozitiv për virusin ​e gripit të stinës AH3N2, ka ndërruar jetë në mbrëmje të datës 11/01/2017”, njofton Ministria.

Ky është rasti i katërt i konfirmuar, pas dy rasteve të raportuara më 5 janar dhe rastit të 11 janarit nga Ministria Shëndetësisë për persona që kanë ndërruar jetë, të cilët, përveç sëmundjeve të tjera, kanë rezultuar të prekur edhe nga virusi i gripit të stinës./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç