Pilula ‘mrekulli’ 4 në 1 do të kurojë tensionin e lartë të gjakut

Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’: Blertina Koka

Kombinimi i 4 ilaçeve për tension e lartë të gjakut në një pilulë të vetme mund të jetë dyfish me efektive se trajtimet aktuale, kanë zbuluar shkencëtarët.

Në testimet që janë kryer deri tani, çdo pacient që ka marrë pilulën 4 në 1pësoi rënie të tensionit të gjakut në nivele normale brenda një muaji.

Duke qenë se çdo ilaç është përfshirë në doza shumë më të ulëta se tabletët konvencionalë, ekspertët mendojnë se  kombinimi i këtyre ilaçeve do të minimizojë efektet anësore.

Rezultatet e këtij studimi janë publikuar tek revista mjekësore Lancet. Ekspertët shpresojnë që kjo pilulë e re t’u vijë në ndihmë miliona njerëzve në të gjithë botën, të cilët marrin tableta çdo ditë për tensionin e lartë të gjakut.

Me miliona njerëz në të gjithë botën vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, ose hipertensioni. Ai rrit rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe demencës vaskulare. Duke qenë se nuk ka simptoma derisa të jetë shumë vonë, vetëm gjysma e njerëzve e dinë që janë në rrezik.

Nga ata që janë diagnostikuar, qindra mijëra marrin pilula çdo ditë për të mbajtur nën kontroll tensionin e gjakut. Pacientët normalisht marrin vetëm një ilaç, megjithatë vetëm tek gjysma e tyre mund të ulet tensioni në nivelet normale nga ky ilaç.

Studimi i ri pati 100% sukses. Megjithatë, hulumtuesit shkencorë nga Instituti George, në Universitetin e Sidneit, thonë se duhet të bëhen më shumë kërkime për të parë nëse pilula e re ndihmon për një kohë më afatgjate.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?